
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapur. Nga to, 8 janë aktiv, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza. Zjarret aktive janë në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep, Dollnen, Rosoman, Kërçovë, Studeniçan, Veles dhe Sopishtë. Në “Jasen” shiu shoi pjesërisht zjarrin.
“Por ende pas meje mund të vërej shtylla tymi që ngrihen nga disa pika të nxehta. Ndaj tyre do të vazhdojmë me veprim të këmbësorisë që të mos lejojmë zgjim të këtij zjarri jashtëzakonisht të vështirë për shuarje, sepse në disa pjesë kemi shtresa të trasha gjethe, hala pishash, të cilat janë jashtëzakonisht të djegshme, ndërsa era që fryn vazhdimisht e ndërron drejtimin, për një kohë të shkurtër do ta thajë vegjetacionin dhe ekziston mundësi për rizgjim të zjarrit”, tha Stojançe Angellov – drejtor i DMSH-së.



