LajmeSport

Video/ Kurora i takon “mbretit”! Magji e Myrto Uzunit, ylli i Kombëtares shënon tripletën spektakolare në pjesën e parë

Myrto Uzuni ishte heroi i padiskutueshëm i Austin në sfidën ndaj Puebla-s në Leagues Cup, duke realizuar të tre golat e fitores 3-0. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhuroi një paraqitje spektakolare, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.

Uzuni e nisi spektaklin që në minutën e 4-t, kur ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe dërgoi topin në rrjetë për avantazhin e Austin. Pas golit, sulmuesi shqiptar festoi në mënyrë të veçantë, duke bërë me duar një kurorë dhe duke e vendosur në kokë dhe duke festuar para tifozëve.

Vetëm tre minuta më vonë, Uzuni goditi sërish. Sulmuesi u tregua i vëmendshëm brenda zonës dhe, pas një depërtimi në qendër, e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës amerikane.

Por shqiptari nuk u ndal me kaq. Në minutën e 33-të, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi, Uzuni realizoi edhe golin e tretë personal. Ai goditi spektakolarisht fluturimthi, duke kompletuar tripletën dhe duke vulosur fitoren e Austin që në 45 minutat e para.

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për Myrto Uzunin, i cili me tre golat e tij u shndërrua në protagonistin absolut të Austin në këtë përballje të Leagues Cup.

Related Articles

Back to top button
Close
Close