LajmeSport

Shikoni reagimin e Mbappes dhe Al-Khelaifit kur tifozët e PSG-s shajnë Real Madridin

PSG-ja arriti një fitore të madhe jashtë fushës ndaj Real Madridit, pasi arriti të bindë lojtarin e tyre kryesor Kylian Mbappe që të zgjasë kontratën dhe të mos shkojë pa dëmshpërblim te klubi mbretëror, por të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Ndonëse Mbappe kishte gjithçka të pajtuar me Realin dhe zgjati dorën dhe dha fjalën, në fund ndodhi një kthesë e madhe dhe drejtuesit e PSG-s me Nasser Al-Khelaifin ia dolën ta bindin Mbappe të qëndronte në Paris.

Dhe Mbappe njoftoi vazhdimin e kontratës me PSG-në ditën e ndeshjes së xhiros së fundit kundër Metz, transmeton Demokracia.com.

Pak para ndeshjes, presidenti i PSG-së, Nasser Al Kelafi dhe Mbappe iu drejtuan tifozëve nga altoparlanti për të njoftuar vazhdimin e kontratës.

Teksa fliste Al Khelaifit, nga tribuna gjëmonte një këngë që fyente Real Madridin.

Puta Madrid, Puta Madrid” – jehoi nga Parku i Princave dhe në një moment as Khelaifi dhe as Mbappe nuk arritën të fshihnin buzëqeshjen nga fytyrat e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close