LajmeSport

Donjeta Sadiku shpërblehet me 14 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot shpërbleu me 14 mijë euro Donjeta Sadikun pas suksesit në Kampionatin Botëror të boksit, që u mbajtë në Turqi, ku e fitoi medaljen e bronztë.

Ndërsa, trajnerja e Sadiku, Mariola Sallauka u shpërblye me 7 mijë euro.

Më këtë rast, ministri Hajrulla Çeku tha se kjo është një e arritur shumë e madhe jo vetëm për boksin por edhe për të gjithë Kosovës, sepse puna e tyre po bënë që flamuri i Kosovës po ngritet në organizimet më të mëdha ndërkombëtare në sport.

“Është një moment edhe historik por edhe për vendin tonë edhe për sportin , por veçanërisht për boksin. Në këtë rast ajo që po na bënë veçanërisht të lumtur është që vajzat e Kosovës po na bëjnë që në të mburremi në të gjithë botën që flamuri i Kosovës të ngritet në organizimet më të rëndësishme ndërkombëtare kështu që falemnderit për të gjithë punën që e ke bërë, për përkushtimin që e ke pasur dhe të urojë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen”, tha Çeku.

Ndërsa, Donjeta Sadiku tha se pas këtij suksesi, ajo synon që të sjellë medalje të tjera dhe se qëllimi kryesor tani është të fitohet një medalje edhe në Lojërat Olimpikë “Parisi 2024”.

“Po shpresoj që kjo nuk do të jetë medalje e vetme. Tani veç se kam filluar me medalje, po besoj shumë tani edhe medalje të tjera. Qëllimi im kryesor është cikli olimpik ‘Paris 2024”, po besoj shumë që do të kualifikohem dhe të sjellë medalje olimpikë ashtu sikur siç ka edhe xhudo”, tha Sadiku.

Ministri Çeku shtoi se për shkak të këtyre suksese, ministria që ai drejton është duke hartuar një strategji për mbështetjen e sportit në përgjithësi, sidomos në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.

Donjeta Sadiku për të fituar medaljne e bronztë mposhti tri kundërshtare dhe më pas u ndal në gjysmëfinale nga boksierja amerikane, Shakiyla Ellis.

Related Articles

Back to top button
Close
Close