LajmeSport
Shfaqet një emër surprizë në listën e kandidaturave për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, Andrea Pirlo. Në fakt është një surprizë për të gjithë, por jo për ata që e kanë vendosur emrin e tij në këtë listë, Paolo Maldini dhe Leonardo. Maldini e kishte përzgjedhur Pirlon për pankinën e Milanit në 2023, ndërsa Leonardo e donte si futbollit te Paris Saint Germaini në sezonin 2011-2012. Pirlo është një trajner i ri me një farë eksperience; në moshën 47 vjeçare ai po drejton një skuadër në Dubai, ndërkohë që më parë ka qenë në pankinën e Juventusit, Karagumruk dhe Sampdorias. Por Maldini dhe Leonardo e duan Pirlon më shumë për faktin se ai ka njohuri të thella të planetit ‘Itali’, kurajo, ide dhe shpirt. LISTA, NGA PEP TE CONTE— Tani është periudha e bisedimeve dhe reflektimeve në pritje të ndërmarrjes së hapit të fundit, atë të emërimit dhe në këtë kohë trativash dhe reflektimevsh, Pirlo tani ka një vend në radhë të parë. Në sfond mbeten ëndrra Guardiola(vijohet me arsyetimet se si mund të realizohet goditja Pep) si dhe kandidaturat e tjera që janë në skenë prej kohësh, ato të Antonio Contes dhe Roberto Mancinit. Brenda fundjavës, Maldini dhe Leonardo do të përcaktojnë një linjë dhe më pas topi do të jetë presidenti i FIGC, Giovanni Malago që do të thotë fjalën e tij.

Teuta ka zyrtarizuar afrimin e portierit francez Paul Bernardoni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës durrsake për sezonin e ri.
Klubi bëri të ditur marrëveshjen përmes një njoftimi zyrtar, duke i uruar mirëseardhjen gardianit 29-vjeçar, i cili vjen në Shqipëri pas një karriere të pasur në futbollin francez dhe në kampionate të tjera evropiane.
Bernardoni ka ndërtuar karrierën e tij kryesisht në Francë, ku ka mbrojtur portën e skuadrave si Troyes, Bordeaux, Clermont Foot, Nîmes, Angers dhe Saint-Étienne. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe jashtë vendit me Konyaspor në Turqi dhe Yverdon Sport në Zvicër.
Portieri francez ka qenë pjesë edhe e përfaqësueseve të moshave të Francës, ndërsa ka përfaqësuar vendin e tij edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.



