
Një përleshje fizike ka prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.
Pas një grindjeje, dy persona, A.B. (21) dhe M.A. (30), janë përleshur fizikisht. Policia i ka shoqëruar në stacion, ku është konstatuar se njëri prej tyre kishte 1.14 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të rastit do të ndërmerren masat ligjore.



