LajmeMaqedoniTopLajm

Sherr në Burgun e Idrizovës, i burgosuri tenton të sulmojë me thikë policin

Një zënkë mes të burgosurve në Idrizovë, për pak ka mundur të jetë fatale për një gardian të burgut, i cili ka hyrë të qetësojë situatën. Në atë moment, njëri nga të burgosurit ka tentuar ta sulmojë atë me thikë, përcjell Klan Macedonia. Fatmirësisht, policët kanë arritur ta shmangin sulmin duke ia marrë thikën nga duart të burgosurit. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 26.01.2023 në ora 18:30 në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 14:00 ka pasur një zënkë mes disa të burgosurve dhe pas intervenimit të punonjësit të policisë së burgjeve, i dënuari A.M. tentoi ta sulmonte me thikë atë. Sipas njoftimit, oficerët e burgut i kanë marrë thikën. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close