LajmeSport

Shënon te kombëtarja më shumë gola se se te klubi gjatë gjithë sezonit?!

Romelu Lukaku shpërthen ​​në kombëtare. Pas “hat-trick”-ut kundër Suedisë, sulmuesi belg shënoi edhe kundër Gjermanisë, në miqësoren e fituar nga Belgjika me 3-2.

Me Belgjikën është hera e katërt në vetëm dy ndeshje që shënon dhe duket se në kombëtare, sulmuesi i Interit transformohet, jeton një rini të dytë. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, në Këlln, Lukaku festoi fuqishëm duke “prekur” qiellin, duke kërcyer dhe lëshuar një klithmë të fortë e çlirimtare, si për të shkundur frikën pas një periudhe personale më se të komplikuar.

Në fakt, “Big Rom” nuk arrin të shkëlqejë në Milano dhe duket si një lojtar ndryshe në krahasim me atë që admirohej nën urdhërat e Kontes. Me Belgjikën, në më pak se një javë, Lukaku ka shënuar më shumë gola se në të gjithë sezonin me Interin. Në fakt, ai shënoi vetëm 3 gola për zikaltrit: 2 në Serie A dhe një në Ligën e Kampionëve, atë vendimtar ndaj Portos.

Pas këtij pushimi të jashtëzakonshëm për kombëtaret, trajneri i Interit, Simone Inzagi (i cili tashmë ka humbur Çalhanoglun) shpreson të gjejë sërish sulmuesin, sidomos nga pikëpamja psikologjike. Në muajin prill, mes kampionatit dhe kupave, do të jetë një muaj i ngarkuar dhe mbi të gjitha vendimtar për Interin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close