LajmeSport

Murinjo mbtet në Itali

Sipas të përditshmes italiane “Correire dello Sport”, trajneri portugez, Hoze Murinjo, qëndron larg nga thashethemet për t’u larguar nga skuadra e Romës.

“Hoze ka vendosur të respektojë kontratën me Romën deri në skadimin e saj, 30 qershor 2024”, shkruan gazeta italiane.

Ai kishte arritur tashmë në këtë përfundim dhe duket se ka vendosur të qëndrojë deri në fund në drejtimin e Romës.

Thashethemet se PSZH, Njukasëll dhe Interi mund të jenë destinimi i tij i ardhshëm, ndalgadal po shuhen. Si rezultat i qëndrimit të tij, mendohet se Dibala bashkë me Smollingun, do të qëndrojnë gjithashtu edhe pse “zikaltërit” e Interit janë të interesuar për dyshen e lartëpërmendur

Related Articles

Back to top button
Close
Close