LajmeRajon

“Shënjestruan Ministrinë e Mbrojtjes”/ Hakerët rusë sulmojnë Serbinë?

Grupi rus i hakerëve “Fancy Bear”, ka arritur të komprometojë të dhënat në disa institucione ushtarake serbe, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Akademinë Ushtarake dhe Akademinë Mjekësore Ushtarake

Lajmin e përcjell REL, e cila thekson se institucionet amerikane dhe ato britanike e lidhin “Fancy Bear” me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse GRU. Organizata ndërkombëtare për sigurinë kibernetike “Ctrl Alt Intel” njoftoi se ka mundur të të ketë qasje te dosjet e ruajtura në serverat e grupit rus.

Nga analiza e këtyre dosjeve, rezulton se hakerët kanë mbledhur të dhëna nga llogaritë e emailit të institucioneve serbe. Për katër llogari të Ministrisë së Mbrojtjes, ishte vendosur dërgimi automatik i emaileve në adresa të tjera, duke mundësuar monitorimin e komunikimit elektronik. Sulmi mund të ketë filluar që nga tetori i vitit 2024 dhe disa prej llogarive mund të jenë ende të komprometuara, sipas studiuesit Ben Folland.  Fancy Bear është aktiv prej më shumë se 10 vjetësh.

Grupi i njohur edhe si “Forest Blizzard”, sulmon zakonisht qeveritë, organizatat joqeveritare, kompanitë teknologjike dhe universitetet. Qendra britanike për sigurinë kibernetike shprehet e bindur për lidhjet e tij me GRU-në ruse.

Metoda kryesore e sulmeve përfshin ‘spear phishing’, mesazhe të personalizuara që mashtrojnë viktimat të hapin file, të cilat i ofrojne hakerëve qasje në sistemet e brendshme. Serbia duket se është kthyer në objekt interesi të shërbimeve ruse në maj dhe qershor 2025, pas njoftimeve se Beogradi eksportonte municion në Ukrainë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close