LajmeRajonTopLajm

Shefi i NATO-s në Kosovë: Keni presidente që gëzon respekt në rajon e BE, duhet zgjidhje politike

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura. Sipas tij, normalizimi sjell më shumë stabilitet dhe siguri për mbarë rajonin

“Nuk mund të shohësh ardhmëri nëse 40-50 vite, ende kemi ngecur në problemet e njëjta, dhe kjo nënkupton se duhet të ketë zgjidhje politike për këtë dhe se kërkon lidership nga të gjithë politikanët dhe ju keni një presidente këtu, që ka ndikim jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon dhe ka respekt në të gjithë Bashkimin Europian, dhe kjo ndihmon. E njëjta shkon për Presidencën në Sarajevë, por gjithashtu për Aleksandar Vuçiqin, kështu që duhet të punojmë bashkë dhe t’i sigurojmë rajonit paqe që zgjat, është kyçe, 30 vjet pas 1995”, tha Rutte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close