BotaMaqedoniTopLajm

ShBA thirrje BE-së për hapjen e bisedimeve, Eskobar: Po punojmë për zgjidhje win-win për kontestin maqedono-bullgar

Deri në fund të këtij viti Bashkimi Evropian duhet të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, apelon zëvendëssekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe auroaziatike, Gabriel Eskobar.

“Mesazhi më i fuqishëm që BE-ja mund të japë tani është caktimi i nisjes së bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para përfundimit të vitit. Shtyrja e procesit pasi Këshilli i Ministrave më 22 mars rekomandoi fillimin e bisedimeve, përhap dyshime në rajon dhe rrezikon përjashtimin e shpresave të gjeneratave të reja të cilat duan të ardhme evropiane”, deklaroi Eskobar.

I pyetur se çfarë po bën administrata Bajden për të gjetur zgjidhje për veton bullgare ndaj Shkupit, Eskobar tha se po punohet me të gjitha palët.

“Po punojmë me Qeverinë e RMV-së dhe Bullgarisë për të gjetur një zgjidhje pozitive “win-win”. Punojmë gjithashtu me partnerët në BE të cilët pajtohen si kontesti duhet zgjidhur sa më shpejtë. Të gjithë pajtohemi se është në interesin tonë strategjik, interesin amerikan dhe evropian, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hyjnë në BE”, shtoi ai.

Çdo vonesë eventuale, sipas Eskobarit, mund të hapë dyert për ndikimet malinje ruse dhe kineze në Maqedoni dhe Shqipëri dhe se si Moska po ashtu dhe Pekini në mënyrë aktive kundërshtojnë anëtarësimin e rajonit në BE. Sipas tij, Rusia karburantet me të cilat i furnizon Evropën i përdor si armë që t’i shantazhojë politikanët dhe stimulojë korrupsionin. “Kina gjithashtu e përhap ndikimin e saj në infrastrukturën kritike dhe me kushtëzime në ekonomi. Ne nuk guxojmë t’u lejojmë të kenë sukses”, porositi ai. Gjatë marrjes në pyetje para Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për politikë të jashtme në temë angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Eskobari përmendi gjithashtu se qëllimi amerikan është integrimi i suksesshëm i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close