BotaTopLajm

SHBA, presidenti i zgjedhur Biden zotohet se “nuk do ta mbyllë” ekonominë për shkak të COVID-19

Kandidati demokrat amerikan Joe Biden, i zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha se ai nuk do ta “mbyllë ekonominë” në mbarë vendin për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë nuk do ta mbyll ekonominë, pikë. Do t’i jap fund virusit”, tha Biden pasi një takimi me guvernatorët e dhjetë shteteve.

Joe Biden deklaroi se çdo rajon është i ndryshëm dhe kjo situatë “nuk do të kërkojë mbylljen e ekonomisë” në gjithë vendin.

Ndërkohë, Biden, i cili ka filluar të formësojë kabinetin e tij, ka deklaruar se do të shpallë emrin që do ta sjellë në Departamentin e Thesarit së shpejti, para ose pas Ditës së Falënderimeve në SHBA, e cila këtë vit do të festohet më 26 nëntor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close