SHBA-ja i del kundër Francës, e quan “të pamatur” vendimin për njohjen e Palestinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë kundër Francës për vendimin për njohjen e Palestinës si shtet.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka konsideruar të pamatur këtë vendim. Ndërkohë, që ka thënë se është “shuplakë fytyrës” për viktimat e 7 tetorit. Ai nuk ka përmendur katastrofën humanitare në Gaza apo viktimat civile palestineze.
“SHBA-ja fuqishëm e kundërshton planin e Emmanuel Macronit për ta njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur vetëm sa i shpërben propagandës së Hamasit dhe e pengon paqen. Është shuplakë fytyrës për viktimat e 7 tetorit”, ka shkruar Rubio në X.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten ka njoftuar për vendimin e Francës. Ai ka theksuar se do ta formalizojë njohjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.



