BotaLajmeTopLajm

SHBA e BE, të ndërvarura nga tregtia/ A është kaq e lehtë “lufta” e hapur mes tyre?!

Tregtia mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e fortë, por edhe e pasigurt, sidomos me politikat e reja tarifore të Presidentit Donald Trump.

BE-ja është partneri më i madh tregtar i SHBA-së dhe së bashku ato përfaqësojnë mbi 40% të prodhimit ekonomik global, e gati një të tretën e tregtisë botërore. Në vitin 2024, shkëmbimet tregtare të mallrave arritën mbi 975 miliardë dollarë, ndërsa duke përfshirë edhe shërbimet, vëllimi total shkoi në rreth 1.68 trilionë euro. Megjithatë, SHBA-ja ka një deficit të madh tregtar me BE-në në mallra, i cili u rrit në 197 miliardë euro në vitin 2024.

BE-ja ka suficite të mëdha në sektorë si automobilët dhe farmaceutika, ndërsa SHBA-ja vetëm në energji (naftë, gaz dhe qymyr). Situata balancohet pjesërisht nga tregtia e shërbimeve, ku SHBA-ja, falë gjigantëve të teknologjisë dhe shërbimeve digjitale, regjistron një suficit prej rreth 148 miliardë eurosh. Por sipas DË, kur merren parasysh si mallrat ashtu edhe shërbimet, deficiti i SHBA-së zvogëlohet në rreth 50 miliardë euro, çka tregon se marrëdhënia tregtare është më e ekuilibruar sesa paraqitet shpesh. Europa është gjithashtu një treg kyç për eksportet amerikane të energjisë, veçanërisht për gazin natyror të lëngshëm (LNG).

Politikat tarifore kanë ndikuar edhe në dobësimin e dollarit. Një dollar i dobët i ndihmon eksportet amerikane, por rrit nga ana tjetër inflacionin për shkak të importeve më të shtrenjta. Në tërësi marrëdhëniet tregtare BE–SHBA shihen si thellësisht të ndërvarura, me përfitime dhe rreziqe për të dyja palët, çka e kthen çdo konflikt tarifor ne një lojë problematike, me pasoja të ndërsjella.

Related Articles

Back to top button
Close
Close