BotaLajme

SHBA “E ALARMUAR” PAS GRUSHT SHTETIT USHTARAK NË MIANMAR

Ushtria e Mianmarit mori të hënën në dorë pushtetin e vendit, duke arrestuar kryeqeveritaren dhe laureaten e Nobelit të Paqes, Aun San Su Çi, dhe politikanë të tjerë.

Me një mesazh televiziv, ushtria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, kohë që thotë se do ta përdorë për t’i rikthyer vendit stabilitetin e munguar.

Ushtria dhe partia qeverisëse janë në konflikt që pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar, kur partia në pushtet rriti numrin e mandateve në parlament.

Ndërkohë, opozita dhe partia e lidhur me ushtrinë kërkoi shpërbërjen e parlamentit, duke akuzuar qeverinë për manipulime dhe për moslejimin në votim të pakicave kombëtare.

“Pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, në bazë të kushtetutës, tani i është transferuar kryekomandantit, i cili do verifikojë akuzat për manipulime dhe do ndërmarrë veprimet e duhura.”

Mianmari raportohet se bllokoi linjat e internetit dhe telefoninë në qytetet e mëdha ndërsa bankat pezulluan të gjitha llojet e transaksioneve, njofton oranews.

Sipas Fil Robertsonit, zv.drejtorit për rajonin e Azisë në Observatorin ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Mianmari tani rrezikon të kthehet në të kaluarën e vet problematike.

“Frika më e madhe është për njerëzit që për vite me radhë kanë folur kundër ushtrisë dhe tani u duhet të fshihen. Jemi të shqetësuar sepse mund të kthehemi në situatën para 2010-ës kur kishim qeverinë që i abuzonte të drejtat e njeriut më shumë sesa çdo qeveri tjetër në rajon.“

Entoni Blinken, kryediplomati i SHBA-së, reagoi po ashtu reagoi i shqetësuar teksa i kërkoi ushtrisë lirimin e qeveritarëve në emër të aspiratave për demokraci, paqe dhe zhvillim.

Ndërkohë, edhe partia e kryeqeveritares Aun San Su Çi është kritikuar në nivel ndërkombëtar për trajtimin e pakicave myslimane, kur shumica e popullit birman beson në budizëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close