LajmeMaqedoniTopLajm

Shasivari – Brimora: Vazhdon mbështetja për reformat në drejtësi dhe sundimin e ligjit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mariusz M. Brimora, ku u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale dhe prioritetet në fushën e gjyqësorit, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në fokus të takimit ishin ligjet e Agjendës Reformuese, me theks të veçantë në forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të gjyqësorit, si dhe përmirësimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Ministri Shasivari e informoi ambasadorin për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me realizimin e prioriteteve reformuese, duke përfshirë përgatitjen dhe përmirësimin e zgjidhjeve ligjore me rëndësi për përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropian.

Partneriteti me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, paraqet një kontribut të rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe standardeve evropiane, me synim ndërtimin e një sistemi modern dhe efikas të gjyqësorit në interes të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close