LajmeMaqedoniTopLajm

Sharri plak po zhvishet nga drunjtë, shoqata malore kërkon mbrojtjen e malit

Mali Sharr çdo ditë e më shumë është duke u dëmtuar nga prerja e drunjve. Këtë e bëjnë njerëzit e papërgjegjshëm. Aktivistët dhe shoqatat ankohen se prerja e drunjve në Malin Sharr është duke ndodhur në çdo stinë të vitit dhe i njëjti është duke u dëmtar. Mali Sharr është duke u prerë edhe jo vetëm në pyjet që gjenden përreth fshatrave por edhe në vende tjera ku pyjet priten duke u zhveshur në tërësi pa asnjë kriter për prerje.

 “Në pjesë tjetër të Malit Sharr ka prerje ilegale të prerjeve ku mund të them se nuk është nga banorët lokal por është prerje e organizuar pasi që është prerje që zhvesh pyjet, gjë që banorët lokal bëjnë prerjen me kujdes pasi që kanë edhe pronat e tyre  aty, ndërsa kjo është prerje që zhvesh pyjet edhe është e tmerrshme edhe për tu parë.” – thotë Jovan Bozhinovski nga klubi malor Luboten.

Gjatë  dimrit  kemi edhe rrëzim të drunjve në Malin Sharr  gjë që nuk kompensohen  apo mbjellen  nga ana institucioneve. E kjo bën edhe më shumë të dëmtojnë imazhin e malit Sharr , ku edhe pritet të shpallet si park nacional.

Nga policia pyjore pranojnë se kanë mungesë të kuadrit që të mbulojnë tërë Malin Sharr pasi që të punësuar  janë vetëm 18 persona, e rajoni është shumë i madh.

Në dispozicion tani kanë vetëm dy automjete dhe tani policia pyjore funksionon me thirrje apo paraqitjen të rasteve apo patrullime. Për rruajtje të malit do të duhet të organizohen më shumë prerje të fshatit në mënyrë ligjore pasi që shumica e fshatrave malore ngrohen me dru dhe në këtë mënyrë  nuk do të kemi prerje ilegale por të kontrolluar. Numri i prerje ilegale tani ka rënë dukshëm ” – deklaruan nga Policia Pyjore.

 Të ndërpritet prerja ilegale  do të duhet të ketë polici rajonale e cila do të përkujdeset, për një rajon të caktuar. Kundër  druprerësve në shumicën rasteve ka edhe procedura të përfunduara gjyqësore, por ata ose janë jashtë shtetit ose janë raste sociale, thonë nga policia pyjore

Nga Shoqata malore thonë se qëllimi është që Malin Sharr ta shndërrojnë në një vend turistik me çka është edhe duke u punuar në këtë aspekt. Tërheqja e turistëve në mal është sfidë më vete pasi që shihet se si drunjtë janë dëmtuar edhe janë prerë edhe përgjatë shtigjeve të ecjes është një pasqyrë shumë e  keqe edhe për turistët e huaj apo vendorë që vizitojnë  Malin Sharr.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close