LajmeMaqedoniTopLajm

Shaqivari :Le të jetë fryma e Manifestit të Krushevës një kujtesë se liria, drejtësia dhe bashkëjetesa janë vlera që ndërtohen së bashku

Ministri i Drejtësisë Jeton Shaqivari ishte pjesë e delegacionit qeveritar i cili në Krushevë vendosi lule të freskëta në Monumentin e Mbrojtësve të Republikës së Krushevës dhe në Monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, në nderim të festës së madhe shtetërore – Ilindenit.

Me këtë akt iu dha nderimi ilindenasve dhe të gjithë luftëtarëve, të cilët me sakrificën dhe vizionin e tyre vendosën themelet e shtetit.

Trashëgimia e heronjve të Ilindenit mbetet një detyrim i përhershëm për kultivimin e vlerave demokratike, sundimit të së drejtës dhe përgjegjësisë së përbashkët për një të ardhme më të begatë të shtetit.

Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!

Rroftë uniteti, drejtësia dhe e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close