
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska shpreson se deri në fund të vitet do të jetë gati metodologjia e re me të cilën pensionet do të rriten bashkë me rritjen e pagës mesatare.
Shahpanska thekson se një nga përfitimet më të mëdha për qytetarët në rrezik social është reforma me të cilën personat e moshuar të cilët nuk marrin pensione dhe shërbime tjera sociale, marrin 6.000 denarë në muaj dhe shtesë prej 1.000 denarëve që mbulojnë shpenzimet për energjinë elektrike.
Ndryshe, më herët edhe kryeministri Zaev theksoi se rritja e pensioneve do të shkojë sipas pagës mesatare në Maqedoni.



