
Selin Bollati në BBV Radio ka ndarë mendimet e saj rreth eksperiencës në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Ajo pranoi se do ta kishte përjetuar me zhgënjim nëse nuk do të renditej në vendin e parë, por theksoi se, pavarësisht kësaj, e konsideron veten fituese në mënyrën e saj.
Selin u shpreh se ka dhënë maksimumin nga vetja dhe është përballur pa hezitim me çdo situatë që ka hasur.
Ajo ndaloi edhe te jeta personale, duke theksuar se Big Brother-i më i rëndësishëm për të ndodhet jashtë shtëpisë.
“Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim.
E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur.



