
Bartësi i Listës së Alternativës për Këshillin e Tetovës, Faton Selami në “Click 21” tha se në programin e tyre është që Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” të furnizohet me furgona, të cilët do të qarkullojnë nëpër fshatrat e Tetovës, me qëllim që edhe banorët e fshatrave të shërbehen me transport publik.
“Sa i përket transportit publik do të kërkojmë edhe fshatrat e Tetovës të lidhen me trasport publik. Do të kërkojmë që Ndërmarrja Publike të furnizohet me furgona që edhe fshatrat e Tetovës të shfrytëzojnë transportin publik”, tha Selami.



