LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Na tha lamtumirë gjeniu i letrave shqipe

Kryetari i Aleancës për Shiqptarët, Ziadin Sela përmes një postimi ka shpehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të njeriut të lapsit dhe letrës shqipe Ismail Kadare, shkruan Top24

Na tha lamtumirë gjeniu i letrave shqipe.
Për 70 vjet me radhë, që nga “Frymëzimet djaloshare” (1954) e deri në ditën e shuarjes së tij, na ka dhuruar vepra të pavdekshme dhe krenari të pafundme që kemi jetuar në shekullin kadarean.
Me çdo vepër të re një konstalacion i ri idesh, nocionesh dhe paradigmash. Në çdo varg një emocion i ri. Edhe kur shprehja poetike tingëllon klasike, mendësia, kumti poetik është përherë modern e i ri.
Ismail Kadare qe jo vetëm pena më e fuqishme letrare shqiptare, por edhe gjenerator i mendimeve më të shëndosha mbi kombin, mbi vlerat tona kulturore. Veprat e tij eseistike, sprovat letrare, siç i quan ai, do mbeten pika reference për cilindo që ndjek ritmin e kombit shqiptar.
Qoftë në kohën e veprave të alegorisë së detyrueshme, qoftë në veprat e lirisë, ai mbetet shkrimtari i zemrave tona. Këtej e tutje pambarimisht do të rrojë në lartësitë e Olimpit të letërsisë evropiane, pranë të ngjashmëve të tij.
Prehu i qetë kolos.

Related Articles

Back to top button
Close
Close