LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Me vendimin për rastin “Titanik”, Zaev po amniston BDI-në për dy dekada qeverisje kriminele

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit të sotëm të gjykatës së Apelit për të dërguar në rigjykim rastin Titanik ku ishin të dënuar dy zyrtarë të BDI-së. “Me vendimin e sotëm të gjykatës së apelit për të dërguar në rigjykim rastin Titanik ku ishin të dënuar dy zyrtarë të BDI-së për vjedhje zgjedhore, Zoran Zaev po përmbyll me sukses misionin e tij të amnistimit të BDI-se për dy dekada qeverisje kriminele. Nën sundimin e tij, drejtësia është bërë lavatriçe për korrupsionin e nivelit të lartë. Herët a vonë, ai do të mbajë përgjegjësi, siç do të mbajnë përgjegjësi edhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes vetingut të domosdoshëm dhe gjithëpërfshirës të sistemit tonë të kapur të drejtësisë” ka shkruar Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close