LajmeMaqedoniTopLajm

Sela e tha para 7 viteve, Ahmeti flet sot për regjistrimin e bullgarëve në RMV

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur sot për regjistrimin e bullgarëve si kategori kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Mendoj se asgjë e keqe nuk do të ndodhë nëse ne pranojmë minoritrtin bullgar si kategori kushtetuese”, tha Ahmeti.

Por kjo deklaratë e kreut të integristëve vjen 7 vite pas asaj të liderit të opozitës shqiptare, Ziadin Sela, i cili në vitin 2014 dha një prononcim të tillë si veprim të domosdoshëm për përmirësimin e marëdhënieve me fqinjët.

“Nëse opozita kërkon regjistrim, atëherë duhet të tregoj se janë të përgatitur që regjistrimi të jetë i vërtet dhe me ligj të vendosen kolona për të gjithë fqinjët e Maqedonisë. Ashtu siç ka shqiptar, duhet të ketë kolona edhe bullgar, grek… Atëherë, ta shohim se sa persona do të shprehen si të tillë. Kjo është standard i BE-së për marrëdhënie të mira fqinjësore. Unë atë në këtë formë e kuptoj. Hapje ndaj të gjithë fqinjëve dhe askush të mos përjashtohet”, deklaroi Sela në vitin 2014 për gazetën bullgare “Focus”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close