LajmeMaqedoniTopLajm

Limani largohet nga Qeveria, por nuk e merr as BDI-ja

Fatmir Limani përfundimisht do të largohet nga Qeveria me rikonstruimin. Kjo tashmë është e sigurt dhe e dakorduar mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Por pavarësisht afrimit mes Fatmir Limanit dhe Ali Ahmetit, si duket Limani nuk do të rikthehet në BDI, për shkak të refuzimit nga një pjesë e kryesisë.

Ende nuk dihet se pse e gjithë BDI-ja u ngrit në këmbë kundër Fatmir Limanit? Pse Ali Ahmeti nuk arriti ta afrojë në parti, ndërsa ndër vite ka afruar shumë figura të tjera politike, përfshirë edhe njerëz që shpesh janë kritikuar nga vetë anëtarësia? Pse rruga e Limanit duhej të kalonte fillimisht te Taravari e vetëm pastaj te koalicioni?

Këto pyetje lënë hapësirë për dy interpretime.

E para: reagimi ndaj Fatmir Limanit lidhet me karakterin e tij politik, qasjen e tij shpesh konfrontuese dhe natyrën e tij destruktive në raport me strukturat ekzistuese.

E dyta: problemi nuk ishte Fatmir Limani si individ, por pesha e tij politike. A ekzistonte frika se ai mund të krijonte ndikim të pavarur brenda BDI-së dhe të sfidonte ekuilibrat e vendosur prej vitesh?

Përgjigjen e dinë vetëm protagonistët. Por fakti që ndaj tij pati kaq shumë rezistencë vazhdon të ngrejë një pyetje të thjeshtë: a u refuzua për atë që është, apo për atë që mund të bëhej politikisht?

Related Articles

Back to top button
Close
Close