
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se Irani e ka informuar nuk po mbledh taksa për anijet që udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Trump deklaron se nëse ajo që Irani ka thënë s’është e vërtetë atëherë negociatat marrin fund.
“Irani i ka informuar SHBA-të se, pavarësisht lajmeve të rreme problematike që raportojnë të kundërtën, ‘nuk ka taksa tarifash, nuk ka kosto sigurimi dhe nuk ka pagesa tjera të asnjë lloji që kërkohet ose marret nga Irani në anijet që udhëtojnë ngushticën e Hormuzit’, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.
Nëse ky është informacion i rremë, negociatat do të përfundojnë menjëherë!”, deklaron ai.



