LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: BFI-ja shtab zgjedhor i BDI-së (VIDEO)

Kreu i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela, ka uruar Shaqir Fetahun për zgjedhjen e tij në krye të BFI-së, por në të njejtën kohë i ka bërë thirrje që ta mbajë këtë institucion fetarë larg politikës. Sela tha se deri tani ky institucion ka qenë shtab zgjedhor i BDI-së dhe këtë, sipas tij, e ka konfirmuar edhe ish drejtuesit i BFI-së.

Ish kreu i BFI-së e din më së miri se në kontrollë të kujt ka qenë dhe çfarë ka bërë. Nga ana tjetër, është skandal kur një subjekt politik kyçet dhe ndërhyn direkt në punë e një institucioni që me Kushtetutë është i pavarur. Shteti është shekullar dhe subjektet politike duhet të veprojnë konformë këtij rregulli dhe të mos përzihen në punën e Bashkësive Fetare. Kjo është shkelje shumë e tmerrshme dhe flagrante. Ne jo që nuk e kemi ditur, ne e kemi ditur që Bashkësia Fetare Islame ka punuar si shtab zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe natyrisht që ka qenë skandaloze dhe BDI-ja ashtu siç ka përvetrësuar çdo institucion të shtetit, që e keni në raportin e Pribesë, nuk paska qendruar anash as në rastin e BFI-së. Ky institucion nuk duhet të bëhet pjesë e matematikave ose inicizmeve të takimeve të liderëve politikë apo krerëve shtetëror. Duhet të bëjë vetëm një punë, të predikojë etikën dhe moralin. Kaq. Unë uroj zgjedhjen e kryetari të ri të BFI-së dhe i bëj apel, larg politikës. I uroj shumë sukses”, tha mes tjerash Ziadin Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close