
Çështjet në kontekstin e të drejtave të njeriut dhe mosrespektimit të të drejtave të njeriut të maqedonasve që jetojnë në territorin e Bullgarisë, janë çështje që ne i aktivizojmë vazhdimisht dhe për të cilat jemi shumë të angazhuar përmes punës sonë në Këshillin e Evropës, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Çështja e të drejtave të njeriut, tha ai është shumë e rëndësishme në funksionimin e këtij institucioni, me të cilin Komitet të ministrave vendi do të fillojë të kryesojë nga viti 2028.
Ministri Mucunski theksoi se si institucion shtetëror, janë aktiv në gjithçka që lidhet me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.
“Ne jemi një vend mjaft aktiv në shumë raste, por ndër të tjera, rastet që lidhen me OMO Ilinden-Pirin dhe organizatat e tjera joqeveritare në territorin e Bullgarisë. Fatkeqësisht, për shkak të një gabimi shumëvjeçar prej 15, 20 apo edhe më shumë vite, ne nuk jemi palë në ato procedura, megjithëse mund të kishim qenë, por ky ishte një vendim i gabuar i marrë në atë kohë. Megjithatë, si shtet anëtar i asaj organizate, ne kemi të drejtë të japim kontributin dhe pikëpamjet tona dhe e bëjmë këtë në mënyrë aktive në Komitetin e ministrave, ku këmbëngulim në zbatimin konsistent dhe zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, sepse e konsiderojmë këtë si një arritje të rëndësishme qytetëruese në Evropën e sotme”, ka thënë Mucunski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.
Ai shpjegoi se, “ne po marrim kryesimin e Këshillit të Evropës në vitin 2028 dhe se periudha prej një viti e gjysmë do të përdoret për përgatitje”.
“Ne tashmë po hyjmë në procesin e përgatitjes për atë kryesim. Po paraqesim prioritetet tona, flasim edhe me vendet që ishin kryesuese para nesh ose do të jenë pas nesh, në mënyrë që të kemi prioritete të koordinuara brenda kornizës së asaj presidence sa më shumë që të jetë e mundur. Pra, ky është një proces për të cilin ne po përgatitemi vazhdimisht nga një këndvështrim shumëpalësh, si institucion dhe si shtet”, ka thënë Mucunski.



