LajmeRajonTopLajm

Sekuestrim rekord droge në Mal të Zi

Policia malazeze deklaroi se arriti të sekuestronte më shumë se një ton kokainë të fshehur mes bananeve, duke çuar në arrestimin e dy personave.

‘’Droga ishte fshehur në rreth 1 200 pako të veçanta dhe u gjet mes ngarkesës me banane’’, raportoi policia malazeze në Twitter pa dhënë detaje të tjera.

Mediat malazeze theksuan se kjo është goditja më të madhe kundër mafies së drogës në vendin e vogël të Ballkanit dhe Adriatikut me 620 000 banorë.

Klanet malazeze kontrollojnë një pjesë të tregtisë së kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe njihen për pamëshirshmërinë dhe brutalitetin e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close