LajmeMaqedoni

RMV, u shpall thirrja për Çmimin për Pjesëmarrje Rinore 2026, fituesit do të përfitojnë deri në 3.000 euro

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpallën thirrjen për nominime për Çmimin për Pjesëmarrje Rinore 2026.

Çmimi ka për qëllim t’i njohë të rinjtë dhe organizatat rinore që kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e komuniteteve, forcimin e kohezionit social dhe nxitjen e ndryshimeve pozitive shoqërore.

Edicioni i këtij viti ndahet në tri kategori:

  • Kategoria individuale “Rinia, paqja dhe siguria” (15–29 vjeç)
  •  Grupet joformale të të rinjve (3+ anëtarë)
  •  Organizatat rinore, organizatat për të rinjtë dhe organizatat ombrellë

Këtë vit, theks i veçantë i është kushtuar temës “Rinia, paqja dhe siguria”, me fokus te dialogu, jo-dhuna,
besimi dhe ndërtimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe rezistente.

Fituesit gjithashtu do të marrin mbështetje financiare në mënyrë që të sigurojnë promovimin e punës dhe
aktiviteteve të tyre, në shumë prej:

  • 1,500 euro për kategori individuale;
  • 3,000 euro për grupet joformale të të rinjve; dhe
  • 3,000 euro për organizatat rinore.

Afati i fundit për dorëzimin e nominimeve: 7 korrik 2026, ora 23:59.

Çmimi tradicionalisht jepet në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 gusht, e cila feston aktivizmin e të rinjve dhe kontributin e të rinjve në shoqëri.

Thirrja e plotë është në dispozicion në këtë link ndërsa nominimet dorëzohen duke plotësuar formularin
në linkun e mëposhtëm: https://forms.office.com/e/RB0dTgn3V0

Related Articles

Back to top button
Close
Close