LajmeMaqedoniTopLajm

Sefer Selimi ironizon Bekim Qokun: “I dëgjuam studentët dhe qëndrojmë me ta,” Dhe pastaj të vazhdoj- BDI 20 vjet blla blla blla…

Analisti, Sefer Selimi përmes një postimi ka reaguar deputetit Bekim Qoku duke theksuar se kjo nuk është një dëshir por është një obligim ligjor që kërkon zbatim. Sipas Selimit çdo qetër jashtë kësaj është vetëm arsyetim për mos realizim, përcjellë Top24
1. Një e drejtë kushtetuese dhe ligjore nuk kërkon zgjidhje, kërkon zbatim. Çdo gjë tjetër është vetëm arsyetim për mosrealizimin e asaj të drejte.
2. Nëse kjo e drejtë është kushtetuese dhe ligjore, atëherë de jure dhe de facto gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Nuk ka nevojë që z. Qoku të premtojë “zyrtarizim”, sepse këtë e garanton Amendamenti V i Kushtetutës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, siç edhe vetë e konfirmon. Ai thjesht duhet t’ia kërkojë shefit që ta zbatojë ligjin. Qoftë edhe 5 apo 6 herë.
3. Rreth 80 zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, ish-funksionarë dhe funksionarë të lartë aktualë të saj, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë aktuale, shpëtuan nga ndryshimet në Kodin Penal, më shumë se nga çdo parti tjetër. Por këtë z. Qoku nuk guxon ta përmendë sepse pastaj shefi mund ta “tërheqë për veshi”.
Në mes të këtyre oksimoroneve logjike, të shpikura për të arsyetuar pafuqinë e tyre politike dhe për të relativizuar shovinizmin e një ministri të qeverisë, pjesë e së cilës është edhe vetë, z. Qoku mund ta kishte ruajtur shumë më lehtë kredibilitetin me një fjali të vetme:
“I dëgjuam studentët dhe qëndrojmë me ta.” Dhe pastaj të vazhdoj: BDI 20 vjet blla blla blla…

Related Articles

Back to top button
Close
Close