
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së XI-të.
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në sallën e seancave të Kuvendit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Më pas, deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarëve.
Rendi i ditës:
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;
Betimi i deputetëve;
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;
Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.



