LajmeSport

Romano jep detaje për të ardhmen e Eden Hazard

Belgu kaloi nga Chelsea në “Santiago Bernabeu” për mbi 100 milionë euro, por assesi nuk e gjeti formën, transmeton lajmi.net.

Hazard ishte yll botëror te Chelsea, por te Reali ka shënuar pesë dhe asistuar nëntë herë në 54 paraqitje.

Tani, edhe ka humbur pozitën nën urdhrat e Carlo Ancelottit që preferon Vinicius ose Rodrdygo.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se Hazard dëshiron të jetë titullar, ndërsa e ardhmja ende nuk dihet.

Ai gjithashtu theksoi se Real Madrid ende nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close