
Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku sot edhe zyrtarisht është betuar si kryetar i komunës së Skenderajit pas një fitoreje plebishitare në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Top24
Para anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt dhashë sot betimin si kryetar i komunës së Skenderajt:
“Unë Sami Lushtaku, betohem që do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat e mia si kryetar i komunës së Skenderajt, me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë.”
SL




