LajmeRajon

BE dhe OSBE dënojnë gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi i LVV-së ndaj gazetarëve dhe AGK-së: Liria e medias thelbësore për demokracinë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së e kanë quajtur të papranueshme gjuhën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike.

“BE-ja në Kosovë dënon sulmin dhe gjuhën e përdorur nga anëtari i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, i cili e etiketoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK si një ‘aleancë grupesh kriminale’ dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund. Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close