
Të pranosh të udhëheqësh me resorin e shëndetësisë në kohë pandemie, duhet të kesh kapacitet të përballesh me këtë sfidë. Unë për këtë kam marrë besimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi, kështu u përgjigj ministri Bekim Sali në pyetjen nëse posti i ministrit mund të jetë shpërblim për zgjedhjet e humbura, shkruan Alsat.
“Nuk është shpërblim, është besim i cili është dhënë ndaj meje nga ana e partisë Alternativa dhe nga ana e kryem ministrit Kovaçevski. Ne të gjithë e dimë se po gjendemi në periudhë të betejës së madhe, një luftë pandemie e cila ka dy vite që po zhvillohet dhe të marrësh resorin e shëndetësie do të thotë se je entuziast dhe ke kapacitet të përballesh me një sfidë të këtillë dhe këtë sfidë ma kanë dhënë edhe kryeministri por edhe kryetar im i partisë”, tha Sali. /Alsat.mk



