
Rusia ka grumbulluar trupa të mjaftueshme pranë Ukrainës për të nisur një pushtim të madh, tha Washington të premten, ndërsa Biden pritet të telefonojë Putin’in ditëve në vijim, transmeton Gazeta Metro.
Një sulm rus mbi Ukrainën mund të fillojë çdo ditë dhe ka të ngjarë të fillojë me një sulm ajror, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ndër të tjera, Sullivan po ashtu tha se ai priste që Presidenti Joe Biden të bënte presion për një telefonatë së shpejti me homologun e tij rus.
Duke parë zhvillimet dramatike në Europën Lindore, Washingtoni do të dërgojë edhe 3.000 trupa shtesë në Poloni në ditët në vijim për të ndihmuar në sigurimin e aleatëve të NATO-s.



