LajmeRajon

Sali Berisha ngushëllon familjen e ish-kryeministrit Fatos Nano

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano në moshën 73-vjeçare.

Sali Berisha ka përkujtuar se Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.

“Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen”, ka shkruar Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close