BotaLajme

Sa e madhe është Gaza? (FOTO)

Gaza është “shtëpi” për 2.1 milionë banorë, por është vetëm 41 km i gjatë nga veriu në jug dhe 10km i gjerë. Për shkak të numrit të lartë të popullsisë, për metër katror, është një nga vendet me dendësi më të madhe të popullsisë në botë. Problemi aktualisht qëndron edhe në ndërtesat e prishura. Shumica e shtëpive janë shkatërruar për shkak të luftës 15-mujore, ka mungesë rendi, higjiene, uji, shkurt mungojnë kushtet optimale për të jetuar.

Trump është zotuar se Amerika do të marrë përsipër shndërrimin e Gazës dhe do ta zotërojë atë. Deklarata e presidentit amerikan bëri bujë dje, teksa tha se banorët e Gazës duhet të shpërngulen nga atje, pasi nuk jetohet në ato kushte. Ishte Marco Rubio, Sekretari i SHBA, që sqaroi se Trump e kishte fjalën për t`u shpërngulur vetëm përkohësisht, derisa vendi të bëhet më i jetueshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close