BotaLajme

Rusia akuzon SHBA dhe NATO për ‘provokim’ në Detin e Zi

Tensionet janë në rritje në lindje me shtimin e forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe kërcënimet e ndërsjella për bllokime të mundshme, transmeton Gazeta Metro.

Të martën ishte Rusia që akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’s se po përfshihen në “aktivitete provokuese” në ujërat dhe hapësirën ajrore të Detit të Zi, ka cituar agjencia e lajmeve ruse Interfax ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Shoigu po ashtu u citua të ketë thënë se Ukraina po provonte të destabilizonte situatën në rajonin lindor të Donbass, ku forcat ukrainase po luftojnë forcat rebele të mbështetura nga Rusia në konfliktin që raportohet të ketë shkaktuar vdekjen e 14 mijë njerëzve që nga 2014’ta.

Është raportuar se ambasadorit amerikan John Sullivan në Moskë iu është ‘rekomanduar’ nga pushteti rus të largohet nga Rusia për në Washington për shkak të situatës mjaft të tensionuar.

Në këtë gjendje kritike të dy fuqitë do të mbesin pa përfaqësues diplomatik në kryeqytetet e tyre pasi që në muajin mars Rusia kishte kthyer ambasadorin Anatoly Antonov në Moskë për konsultime, pasi Biden e kishte quajtur Putin një ‘vrasës’.

Related Articles

Back to top button
Close
Close