BotaTopLajm

Rusi, 3 persona humbin jetën nga orteku

Si pasojë e një orteku në një qendër të skive në qytetin Norilsk të Rusisë, kanë humbur jetën tre persona, përfshirë një fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Situatave Emergjente e Rusisë njoftoi se orteku goditi qendrën e skive Gora Otdelnaya në qytetin Norilsk.

Nën ortek kanë mbetur gjashtë ndërtesa të qendrës së skive, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e shpëtimit.

Gjatë punimeve të kërkimit në zonën e goditur nga orteku u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Ndërkohë, në spital është dërguar në gjendje të rëndë edhe një fëmijë 14-vjeçar.

Në lidhje me ngjarjen ka filluar një hetim dhe njoftohet se do të kontrollohet nëse qendra e skive ka ofruar ose jo shërbim të sigurtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close