BotaLajme

Rusët hapin korridor humanitar për evakuim në fabrikën Azovstal, Kadyrov: Do e marrim sot

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë dhe një aleat i presidentit Vladimir Putin, është shprehur se forcat ruse sot do të marrin kontrollin e plotë të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol  e cila po mbrohet nga ushtarët ukrainas.

“Sot, me ndihmën e të Plotfuqishmit, ne do ta marrim Azovstal,” tha Kadyrov në një mesazh audio në kanalin e tij Telegram.

Ndërsa ushtria ruse ka hapur një korridor humanitar në këtë fabrikë për të lejuar forcat ukrainase të largohen nga uzina e çelikut Azovstal.

Për këtë është shpallur një armëpushim i përkohshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, raporton Interfax.

Ndërsa Rusia më herët u ka bërë thirrje forcave ukrainase dhe luftëtarëve të huaj të vendosur në uzinën e Azovstal që të dorëzojnë armët deri në mesditës së Moskës nëse dëshirojnë të jetojnë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close