
-Pas një viti vdekje, një viti të shkatërrimit, atëherë ndoshta Putini do të jetë gati për negociata në atë pikë, ky nuk më duket plan i mirë mua, dhe nuk është plan i presidentit, tha mes tjerash në intervistë për “ABC News”, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në lidhje me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Rubio thotë se qëllimi është që ta ulin Rusinë në tavolinën e negociatave.
“Ne kemi harxhuar 3 vjet duke e thirrur me emra Vladimir Putinin, ky nuk është qëllimi, Qëllimi tani është që ta vendosim njeriun në tavolinë, rusët. E kam thënë që në fillim, ndoshta as ata nuk duan marrëveshje, nuk e dimë, por ne nuk kemi folur me ata për tre vjet, por ndoshta duan. Qëllimi është…Do ta pyesja gjithkënd për këtë: Nëse nuk ka negociata, cila është alternativa. Edhe 4 vjet luftë, edhe 4 vjet luftë, ku SHBA-të dhe Europa derdhin miliarda dollarë në Ukrainë, a është kjo alternativa?”, tha mes tjerash Rubio.



