
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.
Kujtojmë që në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr. Po digjet mali në afërsi të autostradës. Zjarri saktësisht është përballë fshatit Dëbërc.



