LajmeRajon

Rritet numri i të infektuarve në shkolla, Qeveria ende “detyron” nxënësit të shkojnë në shkollë

Numri i mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar në shkollat e Kosovës është duke u rritur dukshëm.

Burime të  portalit arbresh.info, brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thonë se numri më i madh i rasteve që kanë rritur shifrën, janë nga shkollat, konkretisht nxënës e mësimdhënës.

Nga Ministria e Arsimit thonë se për  katër ditë në shkollat e Kosovës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, rreth 272 mësimdhënës dhe 192 nxënës.

Këtë e ka bërë të ditur Djellza Kuka, Këshilltare e Ministri të Arsimit,  në një përgjigje dhënë për arbresh.info

Ajo po ashtu ka cekur se nga personeli i shkollave janë të infektuar rreth 37 persona.

“Nga raporti i fundit i inspektoratit të arsimit për mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin në shkolla të infektuar, për periudhën 02.11.2020-06.11.2020 në gjithë komunat e Republikës së Kosovës kemi këto të dhëna: 272 mësimdhënës të infektuar dhe 65 të shëruar,37 personel të infektuar dhe 13 të shëruar,192 nxënës të infektuar dhe 33 të shëruar”, ka thënë Kukaj.

Ajo po ashtu ka thënë se shkollat nuk po mbyllen, mirëpo mësimi po organizohet konfrom me udhëzuesit sipas skenarëve për gjendjen e pandemisë.

“Shkollat nuk po mbyllen, por mësimi po organizohet konform udhëzuesit të përgjithshëm sipas tre skenarëve bazuar në gjendjen me virus. Mësimi online dhe  nga distanca janë në dispozicion për nxënësit të cilët aktualisht po mbajnë mësimin sipas skenarit C dhe atij të kombinuar B”, ka thënë Kukaj.

Ndërsa infektologu, Sali Ahmeti në një prononcim për arbresh.info thotë se në Klinikën Infektive ende nuk ka ndonjë mësimdhënës të shtrirë.

E këtyre rasteve të shumta, Ahmeti u përgjigjet dukë thënë se ish dashtë që ta respektojnë udhëzuesin nga IKSHPK.

“Ne në infektivë nuk kemi asnjë mësimdhënës të shtrirë. Realisht janë udhëzimet dhe rekomandimet e institutit që i ka dhënë, ish dashtë me i respektu, edhe ata që s’kanë infeksion duhet me përpikmëri me ju përmbajt në mënyrë që mos me ardhë deri të infeksioni”, Sali Ahmeti

E sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Pupovci të shumtën e rasteve infeksioni bartet nga familja, e jo në shkolla.

“Sa di unë, ka shumë pak raste kur infeksioni merret në shkollë. Të shumtën bëhet fjalë për infeksion në familje”, ka thanë shkurt Pupovci.

Në disa nga shkollat e Kosovës si pasoj e Covid-19, po mbahet mësim i kombinuar, ndërsa ato të cilat janë mbyllur tanimë kanë kaluar në mësim online.

Vala më e madhe e  pandemisë ishte në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie.

Por, javëve të fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e dukshme e numrit të të infektuarve me koronavirus, shifra këto që e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës që t’i rikthej masat e ashpra./arbresh.info/E.Haxhiu

Related Articles

Back to top button
Close
Close