LajmeMaqedoniTopLajm

Një tranzicion ndryshe, çfarë thanë Obama dhe Trump 4 vite me parë pas zgjedhjeve në SHBA

Një javë pas zgjedhjeve në ShBA, presidenti Donald Trump, mbetet ende i mbyllur në Shtëpinë e Bardhë, duke insistuar në një realitet tjetër, në të cilin ai do të fitojë dhe do të bllokojë mundësinë e demokratit Joe Biden për të përgatitur tranzicionin.

Sidoqoftë, puna ka nisur për ndërtimin e platformës jashtë Capitol Hillit, që do të përdoret për inaugurimin e presidentit pas pak më shumë se dy muajsh. E në këto kushte, shumëkush, kujton tani nëntorin e 2016, kur presidenti Barak Obama, po përgatiste dorëzimin e detyrës tek Donald Trump. Kanë kaluar katër vite që nga takimi i Obamës dhe Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

‘Unë pata mundësinë të kem një bisedë të shkëlqyer me presidentin e zgjedhur Trump. Folëm për shumë çështje, për politikën e brendshme dhe të jashtme. Unë besoj se ëhstë e rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht partisë, pavarësisht preferencave politike, që të jemi bashkë, të punojmë bashkë, të përballemi me sfidat e shumta që na presin, bashkë. Dhe mbi të gjitha, dua të theksoj se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi t’ju ndihmojmë drejt suksesit, sepse nëse ju keni sukses atëherë edhe vendi ka sukses’- tha Obama.

Dhe Trump, u përgjigj me mirësjellje.

‘Ky ishte një takim që do të zgjaste për 10 ose 15 minuta dhe ne duhej të njiheshim me njëri tjetrin. Nuk ishim takuar asnjëherë më parë. Unë kam respekt të madh. Takimi zgjati për thuajse një orë e gjysmë dhe mund të kishte zgjatur akoma më shumë madje. Zoti president, ishte një nder i madh të isha me ju dhe pres që të jemi bashkë edhe shumë herë të tjera në të ardhmen’- tha Trump.

Tani, mbetet për tu parë nëse një takim i tillë do të zhvillohet edhe mes presidentit Trump dhe presidentit të zgjedhur, Joe Biden. /tch/

Related Articles

Back to top button
Close
Close