LajmeMaqedoni

Rrezikuan qytetarët, padi penale kundër tre shkupjanëve

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, M.M. (54), A.A. (28) dhe F.A. (41), të gjithë nga Shkupi, për veprën penale “rrezikim i ambientit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

Sipas MPB-së, të dyshuarit për një periudhë më të gjatë kanë krijuar deponi ilegale në rrugën “Zendel Xhemaili” në Shkup, duke grumbulluar hekur të vjetër, aku­mulatorë dhe metale të ndryshme pa licencë dhe pa regjistrim ligjor. Këto aktivitete, sipas policisë, kanë ndikuar negativisht në cilësinë e tokës dhe ajrit, duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve.

Materialet e grumbulluara dhe të transportuara në mënyrë të paligjshme janë konfiskuar, ndërsa rasti është dorëzuar në Prokurorinë Publike të Shkupit për procedim të mëtejshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close