
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se fatmirësisht nuk ka viktima nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, në aksident përpos veturës Audi A5, është përfshirë edhe një veturë Renault Capture, ndërsa sipas vlerësimeve të para, është shkaktuar dëm material deri në 200,000 denarë.
“Më 04.07.2025, në ora 23:25, në kryqëzimin e bulevardit “Partizanja” me rrugën “Londra” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Renault Captur” e drejtuar nga D.I. (20) nga Shkupi dhe një veture “Audi A5” e drejtuar nga E.S. (20), gjithashtu nga Shkupi. Në aksident, lëndime të lehta kanë pësuar E.S. dhe dy pasagjerët e tij, A.I. (26) dhe E.B. (21), të cilët janë ekzaminuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” dhe më pas janë liruar për trajtim në shtëpi. Ekspertiza është kryer nga ekipi hetues i SPB Shkup, ndërsa dëmi material i shkaktuar vlerësohet në rreth 200.000 denarë.



