RajonTopLajm

Rrëfimi rrënqethës i 89-vjeçares: Unë e shtyja, por nuk kisha fuqi, ai vazhdonte

89-vjeçarja rrëfen momentin e tmerrshëm të dhunës nga nipi Saimir Metani.

Më zhveshi, të tëra rrobat. Unë e shtyja ai më binte. Më godiste, më vriste, më dërrmoi”.

-Të preku në vende intime?

Më kapi me zor, unë e shtyja, qaja, më dërrmoi.

Ku kam gjoks unë që të më kapë… Dua ta rrah dhe unë, se më torturoi shumë. Më qëlloi shumë te koka”, thotë nëna teksa qan kur kujton momentin tronditës.

Djali i të moshuarës, Ismet Meçani tha se nuk është hera e parë që Saimiri dhunon dikë seksualisht. “Më parë Saimiri ka dhunuar mbesën e vet. I thashë mirë mbesën po dhe plakën. Ka ndodhur në Greqi, ka vite më parë. E ka përdhunuar, ishte 17-18 vjeç. E kanë dënuar në Greqi, pastaj e kanë falur.

Por, nuk na shkonte mendja që ta bënte te gjyshja. Plaka i tha policisë që Saimiri e ka përdhunuar, nuk e di a e ka pranuar Saimiri”, rrëfen ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari Saimir Metani e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.

Related Articles

Back to top button
Close
Close